Dardania në mbështetje të Shpend Ahmetit

Prishtina

Dardania në mbështetje të Shpend Ahmetit

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 20:13
Shpend Ahmeti

Sonte në lagjen Dardania, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti mori mbështetje të madhe nga banorët për të vazhduar me qeverisjen e kryeqytetit për katër vitet e ardhshme.

Programi jonë ka për qëllim që qytetarët e lagjeve të ndryshme të Prishtinës të ndihen të barabartë në pranimin e shërbimeve. Asnjë banor nuk duhet që të udhëtojë deri në qendër apo në lagje të tjera larg lagjes së tij për ta përdorur një fushë sporti, një park apo ndonjë rekreacion tjetër. Çdo banor duhet t’i ketë shërbimet shënde­tësore të barabarta me të tjerët, në lagjen e vet.

Zotimet tona për investime në lagjen Dardania, kanë brenda vetes edhe kërkesat e drejtpërdrejta të banorëve, si:

Rregullimi i parkingjeve për banorët e lagjes, përmes projektit që do ta zbatojmë me ndërmarrjen publike “Prishtina Parking”;
Rregullimi i hyrjeve të ndërtesave kolektive, përmes projektit që po zbatohet nga Ndërmarrja Publike Banesore;
Rregullimi i hapësirës tek Kroji i Bardhë
Ndërtimi i fushës sportive;
Mbjellja e fidanëve mes Termokosit dhe Stacionit të Autobusëve

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat