Vjedhje në Prishtinë, hajnat xhirohen gjatë aksionit

Prishtina

Vjedhje në Prishtinë, hajnat xhirohen gjatë aksionit

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 20:58
Hajnat gjatë aksionit

Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një vjedhje në marketin “Albi” që gjendet në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.Një qytetar ka dërguar në kallxo një video, ku shihen 3 persona duke u larguar nga ky market.Qytetari tregoi se derisa po bëhej gati të flinte ka dëgjuar alarmin e marketit “Albi” dhe aty ka parë 3 persona që po largoheshin me nxitim.

Portali ka kontaktuar Policinë për ta pyetur rreth këtij rasti por me gjithë pritjen e gjatë nuk ka marrë përgjigje.Rasti nuk është përfshirë as në raportin e përditshëm të Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat