Zotimet e Ahmetit për Mati 1

Prishtina

Zotimet e Ahmetit për Mati 1

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 12:13
Fushata e VV-së

Në tubimin në lagjen Mati 1, përveç Kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit, të pranishëm ishin edhe Kryetari i VETËVENDOSJE!-s Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu, si dhe deputeti Albin Kurti.

Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i Lëvizjes tha se jemi më fat të jetojmë në një komunë të qeverisur nga VETËVENDOSJE!. “Është detyrë e jona që edhe këto ditë të angazhohemi maksimalisht për ta konfirmuar qeverisjes e Lëvizjes në Prishtinë. Prishtina ishte bartëse e ndryshimi, dhe tani ky shembull po ndiqet edhe nga komunat e tjera”, tha ndër të tjera Ymeri.

Deputeti Albin Kurti theksoi se punët e mira në Prishtinë do të vazhdojnë dhe do të rriten, përkitazi me rritjen e numrit të zotimeve. “Shpendi e ka mbajtur fjalën. Ai nuk na ka zhgënjyer deri më tash, prandaj ne do t'i besojmë atij sërish. Ai prapë ka për t'i mbajtur premtimet e veta, 100%. Por, tash është koha që Prishtina ta mbajë Shpendin”, u shpreh Kurti.

Nënkryetari i VETËVENDOSJE! Dardan Sejdiu foli për rezultatet e arritura nga qeverisja jonë në Komunë. “Në të njëjtën formë do të vazhdojmë edhe në mandatin e radhës. 100 zotimet tona të ndara në 10 fusha, kanë buruar nga takimet tona të përditshme me qytetarë. Ato zotime do të realizohen nga ne, bashkë me krahun që e kemi tash në Kuvend Komunal”, tha Sejdiu.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, pata banorëve të lagjes Mati 1 paraqiti zotimet tona për mandatin e radhës. “Do ta ndërtojmë rrugën A, që do ta lehtësojë dukshëm trafikun në këtë pjesë; Do të ndërtohet shkolla dhe çerdhja e re; Do të ndërtohet fusha sportive në oborrin e shkollës “Pavarësia”; Do të bëhet rregullimi i rrugicave pranë rrugës “Muharrem Fejza”; Do të zgjerohet rrjeti i ndriçimit publik; Do të vendosen shportat e mbeturinave nëpër rrugicat ku mungojnë; si dhe do të ndërtohet parku rekreativ tek ish-TMK”, numëroi Ahmeti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat