Ahmeti me projekte konkrete për Bregun e Diellit

Prishtina

Ahmeti me projekte konkrete për Bregun e Diellit

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 22:03
Shpend Ahmeti

Banorët e Bregut të diellit janë shumë të kënaqur me qeverisjen e deritashme të Prishtinës, me reformat që janë bërë dhe me projektet që po zhvillohen. Një përkrahje e madhe u pa edhe sonte në tubimin e organizuar në mbështetje të Shpend Ahmetit.

Në këtë tubim, Kryetari Ahmeti foli për programin qeverisës për për 4 vitet e ardhshme, me theks të veçantë në zotimet konkrete për këtë lagje. “Bregu i Diellit është një nga lagjet më të mëdha të Prishtinës. Do të ndërtohet Qendra Sociale për të moshuarit; Do të rregullohet platoja tek Banesat e Bardha; Do të rregullohet platoja tek Qendra Tregtare; Do të rregullohet platoja në rrugën “Azem Shkreli”; Do të rregullohen parkingjet e lagjeve me sistemin tonë të ri; si dhe do të ndërtohet këndi i lojërave në rrugën “Mehmet Gradica”, theksoi Ahmeti.

Në fund, Kryetari Shpend Ahmeti u bëri thirrje banorëve të Bregut të Diellit që të vijnë masivisht të premten, në ora 19:30, në palestrën e sporteve “1 Tetori”, për ta përmbyllur bashkë fushatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat