Ahmeti shpalos projektin për Taslixhe

Prishtina

Ahmeti shpalos projektin për Taslixhe

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 10:26
Shpend Ahmeti

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës Shpend Ahmeti ka qëndruar mbrëmë në lagjen Taslixhe ku para banorëve të kësaj lagjeje ka shpalosur zotimet për mandatin e ardhshëm.

“Me sistemin e ri të Trafikut Urban në Prishtinë, do të shtohet linja e autobusit për lagjen ‘Xhavit Ahmeti’. Përveç kësaj, nëpër rrugicat e ngushta të kësaj zone do të vendosen pasqyrat për vetura në udhëkryqe, si dhe do të rregullohet trotuari pranë bibliotekë ‘Hivzi Sylejmani’. Në këtë zonë do të shtohet edhe një shkollë re, në Sofali, me ç’rast do ta ndikojë në uljen e numrit të nxënësve në shkollën ‘Gjergj Fishta’”, tha Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat