Ahmeti voton, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Prishtina

Ahmeti voton, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 10:05
Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar gjithë qytetarët e Prishtinës që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të votojnë sa më shumë për shkak se sot ata vendosin për fatin e tyre në katër vitet e ardhshme.

Ai tha se komuna prek më shumë jetën e qytetarëve se sa që mendojnë qytetarët, andaj ka bërë të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Ahmeti: Ftoj qytetarët të dalin sa me shumë në votime

“Sapo ushtrova të drejtën time si qytetar për të votuar për balotazhin në Prishtinë. Sot është edhe me lehtë se herën e kaluar, më pak kohë. Unë shfrytëzoj rastin të ftoj gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote që vijnë sa më herët, të votojnë në numër me të madh, sepse gjithmonë e potencojmë, sepse kjo është dita kur të gjithë e kanë të drejtën që të vendosin fatin e tyre, sepse komuna prek jetën e qytetarëve në me shumë mënyra se sa qytetarët e ndien. Andaj i ftoj gjithë në këtë ditë të bukur për demokracinë që të votojnë sa më herët që është e mundur të jetë një dalje e madhe, të shfrytëzojnë gjithë të drejtën e tyre për të votuar ashtu siç bëmë ne”, tha Ahmeti.

Kandidati i VV-së, Shpend Ahmeti, në garën e balotazhit për kundër kandidat ka Arban Abrashin nga LDK, pasi ky i fundit doli i dyti në raundin e parë, më 22 tetor. 

***

Kandidati i VV-së, për Prishtinën Shpend Ahmeti, ka votuar në Prishtinë në shkollën Faik Konica, me bashkëshorten.

“Sapo ushtrova të drejtën time për balotazhin në Prishtinë. Sot është edhe më lehtë se herën e kaluar, d.m.th më pak kohë. Unë i thërras të gjithë qytetarët të votojnë sepse kjo është dita kur qytetarët vendosin me votë. I ftoj të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, ka thënë Ahmeti.

Votimi i Shpend Ahmetit

Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti po voton në qendrën e votimit që është në shkollën fillore "Faik Konica", në Prishtinë.

Ai kundër kandidat ka Arban Abrashin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat