Ahmeti shprehet i kënaqur me daljen e qytetarëve në zgjedhje - Bota Sot
Ahmeti shprehet i kënaqur me daljen e qytetarëve në zgjedhje

Prishtina

E hënë, 11 dhjetor 2017

Ahmeti shprehet i kënaqur me daljen e qytetarëve në zgjedhje

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:04
Shpend Ahmeti duke votuar

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka shprehur krenari për kryeqytetin me daljen e tyre në zgjedhje.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se i kanë mbetur edhe tri orë kohë të tjerëve për të votuar, prandaj thotë se duhet shkuar përpara.

"Jam krenar me qytetin tonë, me dalje dhe me procesin në përgjithësi. Edhe tre orë kohë për të votuar. Përpara Prishtinë!", ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se Ahmeti së bashku me bashkëshorten e tij, ka votuar në Prishtinë në shkollën Faik Konica në ora 10:00.

 “Sapo ushtrova të drejtën time për balotazhin në Prishtinë. Sot është edhe më lehtë se herën e kaluar, d.m.th më pak kohë. Unë i thërras të gjithë qytetarët të votojnë sepse kjo është dita kur qytetarët vendosin me votë. I ftoj të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, ka thënë Ahmeti pas votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test