Arban Abrashi ka thyer një rekord: Ka lënë pas edhe Isa Mustafën

Prishtina

Arban Abrashi ka thyer një rekord: Ka lënë pas edhe Isa Mustafën

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 10:24
Abrashi dhe Ahmeti

Balotazhi i djeshëm në komunat e Kosovës, solli një rezultat të ngushtë në mes kandidatëve për kryetarë.

Garë e tillë u zhvillua edhe në Prishtinë, ku kandidatë ishin Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes dhe Arban Abrashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ahmeti kaloi në epërsi ndaj Abrashit me një diferencë prej 307 votave.

Kandidati i VV-së, mori 50.4 për qind, ndërsa ai i LDK-së, 49.6 për qind të votave.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, del se Ahmeti tani ka rreth 1 për qind më pak vota, pasi atëherë kishte fituar me 51.05 për qind të votave.

Abrashi ka kaluar kandidatin e atëhershëm Isa Mustafën i cili në 2013 kishte 48.05 për qind të votave.

Kujtojmë, se në Prishtinë ka mbetur e hapur mundësia për një përmbysje të rezultatit pasi mbi 1 mijë e 500 vota me kusht ende nuk janë numëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat