Bardhyl Meta bën thirrje për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë - Bota Sot
Bardhyl Meta bën thirrje për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë

Prishtina

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Bardhyl Meta bën thirrje për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 22:30
Bardhyl Meta

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë rinumërimin e plotë të votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.

Ai ka thënë se dallimi i vogël në vota ndërmjet dy kandidatëve për kryetar, Shpend Ahmetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Arban Abrashit të LDK’së, e bën të domosdoshme nevojën për rinumërim të votave.

“Duhet organizuar një rinumërim transparent, të super monitoruar e vëzhguar nga të gjithë të autorizurit, por edhe nga mediat”, ka shkruar Meta, në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i Metës:

Vota është e shenjtë: Kosovarët, ndërkaq, si asnjë popull tjetër në gjithë Europën, kanë pritë shumë shumë gjatë, për realizimin e kësaj të drejtë sublime e bazike, që ua dhuron demokracia dhe liria.

Rrjedhimishtë, meqë thuhet be esohet në gjithë botën, se “Vota është e shenjtë”: Atëherë, ajo patjetër, dhe pa asnjë devijim gjatë rrugëtimit – në procesin numërues – duhet të përfundojë në adresën e Kandidatit të votuar, e të shenjëzuar nga qytetari e qytetarja!

Ashtu, siç u tha dhe publikua qysh mbramë, nga z.Adraitik Kelmendi, e siç po e thonë edhe opinionistë e aktivistë tjerë të shoqërisë civile sot, mendojë edhe unëse: kur kemi një dallim kaq të vogël votash mes dy kandidatëve, në garën për Kryeqytet – diku rreth 90-të Vota, apo edhe më pak, në një hambar prej rreth 85’000 votash – dhe, ndërkohë që ora-orës po ngjajnë korrigjime bukur drastike, atëherë, KQZ dhe strukturat e saj, duhet të sjellin vendimin e paevitueshëm – që të shkohet në rinumërim total të votave të Prishtinës. Duhet organizuar një rinumërim transparent, të super monitoruar e vëzhguar nga të gjithë të autorizurit, por edhe nga mediat…!

Fundja, 85’000 fletëvotime numërohen, edhe në sy të medieve e vëzhguesve, sa qel e mbyll sytë. Për më tepër, e gjitha ka një kosto, që as që vlenë të përmendet.

S’do mend, se ky veprim, do të ishte në të mirë të demokracisë dhe transparencës, të opinionit, të qytetarëve e Votuesve të Prishtinës, sikur edhe të të gjithë vëzhguesve e diplomatëve të involvuar ndërkombëtarë.

Do të ishte në të mirë, edhe të të dy kandidatëve në garën e pambaruar. Veçanërisht, do të ishte në të mirë të legalitetit e legjitimitetit të pakontestueshëm, të cilitdo qoftë fitues zyrtar, të dalë nga një rinumërim i tillë transparent dhe super-monitoruar.

Përndryshe, një fitues, cilido qoftë ai, por me një dallim prej vetëm 20, 30, apo edhe 200 votash – ndërkohë që qysh sot po gjinden gabime gjithandej – dhe po bëhen korrigjime, edhe me nga 87 vota në vetëm një fletë procesverbali – do të prodhonte një Kryetar me hipotekë 4 vjeçare, një kryetar me kredo dallaveraxhiu, do të prodhonte tutje, edhe një “bombë” të montuar politike e një mandat të kontestuar pambarimisht – me gjasë, edhe një Kryetar të përmbysur shumë shpejtë…!?

KQZ, që ta themi shkurt e shqip, është vetëm “një postier”, që Votën e secilit prej nesh, duhet ta dërgojë aty ku e kemi adresuar – secili prej nesh: Votën time tek Arban Abrashi, tënden, ta zëmë, tek Shpend Ahmeti- dhe kështu gjithherë e gjithmonë me secilën Votë, vetëm ashtu, siç ka kërkuar qytetari, dhe siç e parasheh ligji…!

Andaj, KQZ të organizojë – Rinumërim të tërësishëm të votave, në Prishtinë!

P.S. Ky është qëndrim i imi personal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test