Reagon Arban Abrashi: Prishtina tashmë ka një kryetar të ri

Prishtina

Reagon Arban Abrashi: Prishtina tashmë ka një kryetar të ri

Nga: Bota sot Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 22:40
Arban Abrashi

Është publikuar një video, në të cilën një OJQ transporton qytetarë për të votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas kësaj ka reaguar Arban Abrashi nga LDK, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se një gjë e tillë ka synim ushtrimin e ndikimit mbi votën e tyre të lirë, përcjell Bota sot.

Ai thotë se do të kërkojnë hetim për këtë çështje deri në fund dhe më pas do të vendosin çka do të bëjnë dhe se Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Po shohim që ata që bën koalicione të hapura e të fshehta me oligarkë e biznismenë/politikanë vetëm që me çdo kusht të mbesin në pushtet, tash zbulohet edhe se kanë përdorë metoda kundërligjore vetëm e vetëm që ata të jenë në pushtet.

Organizimi i transportit të qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, ka synim ushtrimin e ndikimit mbi votën e tyre të lirë dhe deformon vullnetin e tyre popullor.

Do ta kërkojmë nga organet kompetente të hetojmë këtë rast deri në fund dhe pastaj do të vendosim sesi të veprojmë. Por ajo që po vërtetohet gjithnjë e më shumë është se Prishtina tashmë ka një kryetar të ri.

Ju faleminderit shumë 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat