Vjen një dorëheqje e papritur nga LDK, kjo është arsyeja - Bota Sot
Vjen një dorëheqje e papritur nga LDK, kjo është arsyeja

Prishtina

E hënë, 11 dhjetor 2017

Vjen një dorëheqje e papritur nga LDK, kjo është arsyeja

Nga: B.S Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 20:03
Fatmir Haxholli

Nga sot, Fatmir Haxholli nuk do të jetë pjesë e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vet Haxholli, përmes një postimi në facebook, ku ka prezantuar edhe arsyen e dorëheqjes.

Ai ka shkruar se për shkak të angazhimeve profesionale e ka të pamundur qëndrimin ne strukturat e LDK-së.

“Më lejoni t’ju njoftojë që për shkak të angazhimeve të mia profesionale, nuk mund të vazhdojë qëndrimin tim formal në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Duke mos dashur që largimi im të korrospondojë me zhvillimet politike ditore, unë kam planifikuar që këtë njoftim ta bëjë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale”, ka shkruar Haxholli, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar miq, kolegë,

Më lejoni t’ju njoftojë që për shkak të angazhimeve të mia profesionale, nuk mund të vazhdojë qëndrimin tim formal në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Duke mos dashur që largimi im të korrospondojë me zhvillimet politike ditore, unë kam planifikuar që këtë njoftim ta bëjë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Sidoqoftë pozicionimi im publik përmes analizave ka qenë pjesë e mirëmenduar dhe i ka paraprirë këtij vendimi të sotshëm. E çmojë shumë mundësinë që mu ofrua nga dega IV për të qenë në garë për asamble, por që planet e mia nuk u përputhen me mënyren se si u zhvillua ky proces në përgjithësi.

Ju falenderojë për bashkëpunimin e deritashëm dhe shpresojë që të pikëtakohemi në rrethana tjera. Pra me këtë vendim, unë tërhieqem edhe nominalisht nga dega LDK-së.

Ju faleminderit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test