Ahmeti reagon sërish për rinumërimin e votave, jep një propozim

Prishtina

Ahmeti reagon sërish për rinumërimin e votave, jep një propozim

Nga: Bota sot Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 17:17
Shpend Ahmeti

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka reaguar sërish për vendimin e PZAP për të rinumëruar votat në Prishtinë dhe Prizren.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duhet të numërohen fillimisht votat me kusht dhe të diasporës e më pas të bëhet rinumërim, përcjell Bota sot.

“Të numërohen votat me kusht dhe të diasporës për Prishtinë dhe Prizren para se të vendoset për rinumërim. Nuk ka kuptim rinumërimi pa numërim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat