Ahmeti s’i fitoi krahët në Prishtinë – VV përsëri s’e ka shumicën në Kuvend

Prishtina

Ahmeti s’i fitoi krahët në Prishtinë – VV përsëri s’e ka shumicën në Kuvend

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 20:52
Prishtina, asambleja

Shpend Ahmeti gjatë fushatës së tij për kryetar Prishtinës ishte përqendruar shumë edhe në fushatë për asamblistët potencialë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje ndër sloganet kryesore të Ahmetit ishte “Jepi Krah Prishtinës”, duke aluduar kështu që jepja kryetarit edhe shumicën në Kuvendin Komunal.

Por, VV-ja përsëri nuk e ka shumicën.

Nga gjithsejtë 51 ulëse në Kuvendin Komunal në Prishtinë, VV-ja ka 17.

Por, asamblisti i kësaj partie, Nol Nushi, ka thënë për Ju Flet Prishtina se ata, pos bashkëpunimit që e kanë arritur para zgjedhjeve me AKR-në që ka katër asamblistë, do të bashkëpunojnë edhe me Lëvizjen për Bashkim me dy asamblistë e Nismën dhe Alternativën që kanë nga një asamblist – gjithsejtë 25.

Kurse LDK-ja (15), PDK-ja (6) dhe AAK-ja (5) kanë 26, një më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat