Shpend Ahmeti nuk e përjashton koalicionin me asnjë parti - Bota Sot
Shpend Ahmeti nuk e përjashton koalicionin me asnjë parti

Prishtina

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Shpend Ahmeti nuk e përjashton koalicionin me asnjë parti

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 15:45
Kandidatët për Prishtinën

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpallur fitoren në garën për kryetar të Prishtinës dhe të Prizrenit.

Pas numërimit të votave me kusht, votave të dërguara me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, Dardan Sejdiu tha se u konfirmua dhe u vulos fitorja e VV-së në Prishtinë dhe Prizren.

“Mirëqeverisja e filluar në Prishtinë para katër viteve do të vazhdojë edhe për katër vite të tjera dhe do të bartet edhe në Prizren e Kamenicë, e së shpejti edhe në krejt Kosovën”, tha Dardan Sejdiu në një konferencë për media.

Ndërsa, Shpend Ahmeti, i cili sipas rezultateve preliminare ka fituar ndaj kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi, falënderoi të gjithë votuesit e Prishtinës, si ata që kanë votuar për të edhe ata që nuk e kanë votuar, për procesin nga më të rregulltit zgjedhor.

“Do të vazhdojmë edhe me më shumë këmbëngulje luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e mirëqenies së qytetarëve dhe vazhdimin e reformave të filluara para katër vitesh”, tha Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës tha se pas certifikimit të rezultateve do të fillojnë bisedimet me partitë e përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Ne synojmë shumicën. Përveç me AKR do të synojmë edhe me subjekte të tjera më të vogla dhe do të diskutojmë edhe individualisht me secilin asamblist po qe nevoja”, tha Ahmeti, duke shtuar se pret një koalicion stabil në Kuvendin Komunal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test