Rrahim Pacolli: VV-AKR do ta shndërrojmë Prishtinën në kryeqytet europian

Prishtina

Rrahim Pacolli: VV-AKR do ta shndërrojmë Prishtinën në kryeqytet europian

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 18:01
Rrahim Pacolli

Shpend Ahmeti është uruar për fitoren në Prishtinë nga Rrahim Pacolli i Aleancës Kosova e Re.

Pacolli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Vetëvendosje e AKR-ja, si partnerë, do realizojnë projekte të mëdha në Prishtinë.

“Urime Shpend Ahmetit për katër vitet e ardhshme në krye të Prishtinës.
VV-AKR së bashku do të punojnë në realizimin e projekteve të mëdha dhe të shndërrojmë Prishtinën në një kryeqytet evropian”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ahmeti para balotazhit në Prishtinë kishte bërë koalicion me AKR-në e Selim Pacollin, i cili si kandidat për kryetar të Prishtinës në raundin e parë, pati marrë rreth 10 për qind të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat