Abrashi falënderon votuesit: Insistojmë të rinumëron votat për të saktësuar rezultatin

Prishtina

Abrashi falënderon votuesit: Insistojmë të rinumëron votat për të saktësuar rezultatin

Nga: Bota sot Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 20:46
Arban Abrashi

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar votuesit e Prishtinës, për të gjitha votat që i kanë dhënë, derisa ka thënë se po presin rezultatet përfundimtare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se insiston që të bëhet rinumërimi i votave që të hiqet çdo dilemë dhe se nuk duhet të frikësohet askush, përcjell Bota sot.

Abrashi ka thënë se po përdorin të gjitha mundësitë ligjore që të bëhet rinumërimi që të saktësohet rezultati për kryetarin e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur të Prishtinës,

Ne jemi në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, megjithatë, unë dua t'iu falenderoj nga zemra të gjithë ju 41879 votues për mbështetjen tuaj, juve që besuat në vizionin dhe programin tim për Prishtinën qytet të zhvilluar.

Unë dhe ju, së bashku, insistojmë që rinumërimi të ndodh sepse ky proces do të hiqte çdo dilemë dhe do të ruante besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në rezultatin përfundimtarë të këtij procesi. Rinumërimi nuk cenon të drejtën e askujt, moslejimi i tij pa një bazë të qartë ligjore përkundër dëshmive tona ndërsa, cenon të drejtën time dhe të votuesve vota e të cilëve duket se është manipuluar.

Rinumërimi edhe në të kaluarën ka ndodhur në Kosovë, nga ky proces nuk ka nevojë të frikësohet askush. Prandaj në jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore që të realizojmë rinumërimi si mekanizëm i vetëm që korrigjon dhe saktëson rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetar të Prishtinës!

Faleminderit, jemi bashkë  ?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat