Musliu: Edhe këtë 28 Nëntor nuk u gjend një vend për ty në Prishtinë, Komandant - Bota Sot
Musliu: Edhe këtë 28 Nëntor nuk u gjend një vend për ty në Prishtinë, Komandant

Prishtina

E enjte, 14 dhjetor 2017

Musliu: Edhe këtë 28 Nëntor nuk u gjend një vend për ty në Prishtinë, Komandant

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 11:38
Mesazhi i Musliut

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, në ditën kur dhe po shënohet 28 Nëntori, ka hedhur kritika ndaj autoriteteve.

Musliu ka uruar gjithë shqiptarët për këtë ditë feste, megjithatë ajo nuk po ndihet e kënaqur pasi në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, nuk i është gjetur një vend tash e sa vite, për shtatoren e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Për më shumë ja dedikimi i saj i plotë, i shoqëruar dhe me doza kritike në shënimin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë por dhe në Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit:

”Edhe në këtë 28 Nëntor ende s’u gjetë një vend për Ty në Kryeqytetin e Republikës Komandant!

Duke uruar që Nëntorin tjetër, në 20 vjetorin e pavdeksisë tënde te na bashkosh të gjithëve në Prishtinë, të gjithë shqiptarëve, ju uroj ditën emblematike të Kombit tonë, Urime 28 Nëntori! [????????] ”, përfundon Ganimete Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test