Në fund të vitit dihet a lirohet a shtrenjtohet uji - Bota Sot
Në fund të vitit dihet a lirohet a shtrenjtohet uji

Prishtina

E enjte, 14 dhjetor 2017

Në fund të vitit dihet a lirohet a shtrenjtohet uji

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 10:58
Paraqitja e raportit

KUR Prishtina njoftoi se do të vendosë tarifat e ujit deri në fund të vitit.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina paraqiti objektivat që ka për periudhën 2018- 2020.

Kjo kompani, sipas objektivave të përcaktuar, synon rritjen e shkallës së arkëtimit në sektorin e amvisërisë, zgjerimi i zonës së shërbimit me ujë të pijes, instalimi i matësve intelegjent (smart) përderisa për tarifat e konsumatorëve do të vendoset në fund të vitit 2017.

Këto objektiva janë bërë të ditura me publikimin e KRU “Prishtina” për Procesin Tarifor 2018-2020.

Kryeshefi ekzekutiv i KUR “Prishtina” Ilir Abdullahu theksoi se sfidë e ujësjellësit ende mbetet shkalla e ulët e arkëtimit dhe niveli i humbjeve të ujit.

“Ne tani po flasim për procesin tarifor 2018- 2020, kompania ujësjellësi tani ka bërë investime kapitale që të kemi furnizim me ujë 24 orë, por duhet të theksojmë se sfidat me të cilat përballet kompania jonë më së shumti është shkalla e arkëtimit dhe niveli i humbjeve të ujit, pavarësisht që tani furnizimi me ujë është 24 orë, ende nuk është ngritur interesimi i qytetarëve për të paguar faturat” tha Abdullahu.

Analisti tarifor nga Autoritetit Rregullativ për Shpenzimet e Ujit Hysni Feka theksoi se pas përfundimit të fazës përgatitore për tarifat e ujit, në fund të vitit 2017 do të vendoset se a do të ketë rritje apo ulje të tarifave për konsumatorë.

“Procesi në të cilin kemi hyrë është në fazën parapërfundimtare për përcaktimin e tarifave për konsumatorë e cila do të përfundojë në fund të vitit 2017 por ne ende nuk jemi percaktuar se a do të ketë rritje apo zvogëlim të tarifave”, tha Feka.

Kjo sipas Fekës përcaktohet duke ballafaquar interesat e konsumatorëve me ato të kompanisë.

“Interesat e konsumatorëve janë që ata të kenë ujë 24 orë me çmimin minimal, por rregullatori duhet ta ketë parasysh edhe interesin e kompanisë ujësjellësi. Procesi në të cilën jemi tani është planifikimi tarifor për 3 vite 2018-2020, në këtë planifikim përveç tarifave për konsumatorë janë të kyçura edhe planifikimet për investime”, tha Feka.

Sipas raportit prodhimi i ujit nga viti 2009 deri në vitin 2017 është afërsisht 40 milion euro për secilin vit, përderisa faturimi për vitet e njëjta arrin në 22 milionë euro në vit që nënkupton se mbi 50% në vit është humbje e ujit.

Raporti po ashtu shpjegon edhe investimet kapitale të KRU Prishtina, të cilat janë bërë dhe do të bëhen për të pasur ujë 24 orë për komunat e Prishtinës, Fushë- Kosovës, Obiliqit, Graçanicës, Shtimes, Lipjanit, Podujevës dhe Drenasit që do të arrijnë shumën prej 61 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test