Shtyllat e rrezikshme

Prishtina

Shtyllat e rrezikshme

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 15:18
Shtyllat e rrezikshme

Shtyllat elektrike që dërgojnë rrymë tek konsumatorët në të shumtën e rasteve janë të dëmtuara, dhe të rrezikshme, por në shumë vende ato janë zëvendësuar.

Por dy shtylla të drurit,  të cilat furnizojnë me rrymë banorët e një lagjeje në kryeqytet paraqesin rrezik permanent për banorët, kalimtarët por në veçanti për fëmijët.

Shtyllat që janë pothuajse të rrëzuara gjenden në rrugën “Muhamet Çami” në Prishtinë më konkretisht në lagjen e Spitalit.

Për mos të ndodhur me e keqja dikush nga banorët e ka lidhur shtyllën që gjenden midis rruge me shtyllën e betonit të një ndërtese në afërsi.

Por,  një frymë pak më e madhe mund ta këpus telin e hekurit dhe shtylla të rrëzohet dhe ta rrezikojë seriozisht jetën e banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat