Reagon Shpend Ahmeti pas certifikimit: Tani na pret punë edhe më e madhe

Prishtina

Reagon Shpend Ahmeti pas certifikimit: Tani na pret punë edhe më e madhe

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 13:05
Shpend Ahmeti

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet finale për  komunat e Kosovës.

Me këtë rast është bërë edhe certifikimin për komunën e Prishtinës, ku udhëheqës edhe për një mandat të dytë do të jetë, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje

Ahmeti me këtë rast ka zgjedhur të urojë edhe dy fituesit e kësaj Lëvizje në Prizren dhe Kamenicë.

Ahmeti ka shtuar se tash ka edhe më shumë punë për t’u bërë.

Ky është postimi i plotë:

Sot u certifikuan zgjedhjet për Prishtinë e Prizren. Urime Mytaher e urime Qëndron! Urime Levizjes! Falemnderit qytetarëve dhe falemnderit të gjithë aktivistëve e vullnetarëve. Tani na pret punë edhe më e madhe.

Bashkë drejt punëve e fitoreve të reja!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat