Punimet mbi Kurriz në Dardani që dy vite papërfunduar

Prishtina

Punimet mbi Kurriz në Dardani që dy vite papërfunduar

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 22:26
Arkiv

Platoja e kurrizit ka dy vite që po rinovohet.

Më në fund shumica e punëve janë kryer, mirëpo banorët e kësaj ane janë të pakënaqur me kualitetin e punimeve.

Bile disa lokaleve nën kurriz sërish po iu rrjedh uji. Në komunë nuk u deklarua për këtë punë.

Më 8 qershor 2015, kompania “Rexha&Loni” dhe Komuna e Prishtinës kishin nënshkruar kontratë për ndërtimin e Bulevardit mbi “Kurriz” në lagjen ‘Dardania’ në vlerë prej 948 mije e 825 euro.

Punimet ishin paraparë të kryhen për 180 ditë pune. Nga koha kur është lidhur kontrata e deri më tani janë bërë afër dy vjet e gjysmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat