A e keni ditur se në Prishtinë ekziston parkingu milionësh i veturave?

Prishtina

A e keni ditur se në Prishtinë ekziston parkingu milionësh i veturave?

Më: 3 janar 2018 Në ora: 17:32
Pamje nga parkingu

Mbi njëzet vetura hyjnë për çdo dit në parkingun e Komunës së Prishtinës në Zonën Industriale, pasi ato konfiskohen nga Policia në trafik.

Janë qindra makina që po qëndrojnë aty tash e sa vite. Nuk e di askush se si kanë përfunduar aty, po ka disa vite që janë dërguar të bllokuar dhe janë në pronësi të Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës asnjëherë nuk ka provuar që të hapë ankand  publik për shitjen e tyre, të paktën ti shes për hekur. Infrastruktura e keqe, bënë që shumë nga to gjatë stinës së dimrit të sharrojnë në uji dhe më pas të ngrihen. Oborri i ngjanë ndonjë fushe të garave të motoçikletave, mungon edhe ndriçimi publik.

Mendohet se aty janë rreth 500 makina, shumica e tyre të bllokuara.

Dhjetëra nga to janë  në gjendje të mirë, pasi janë konfiskuar nga Policia dhe qëndrojnë aty me ditë muaj ose vite, varësisht vendimit të gjykatës.

Për bartjen e automjeteve është e angazhuar një kompani private. Sipas rregullit kompanisë i takojnë 15 euro, apo 50 për qind të shumës së përgjithshme të një dite qëndrimi.

Qytetarët për konfiskimin e veturave të tyre duhet të paguajnë 30 euro dhe 5 euro për çdo 24 orë qëndrim të veturës në parkingun i cili është në gjendje kaosi.

Roja dhe një zyrtar aty nuk ka lënë që të fotografohet nga brenda. “Fotografoni nga jashtë, në oborr nuk bën më hy. Shkoni të Muhedin Nushi merrni leje, pastaj ejani, u tregoj për secilën veture, ato me te mirat janë këtu në mes te oborrit. Këtu ka edhe vetura që janë konfiskuar nga rastet e fatkeqësive në komunikacion, prandaj pa leje ato nuk bënë të fotografohen”, tha ai.

Lajmi ka provuar të bisedojë drejtpërdrejtë me drejtorin e Administratës së Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, por asistentja e tij ka thënë se ndodhët në pushim mjekësor dhe se vjen pas disa ditësh. Ndërsa, këtë të premte, asistentja e ti tha se drejtori është zënë. Ndërkohë, nëpërmjet telefonit, drejtori Nushi tha se pyetjet duhet të adresohen nëpërmjet zyrës për informime, por kjo zyrë sikurse gati gjatë tërë vitit që ka qenë jotransprente, ka refuzuar të përgjigjet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat