9 milionë jetë merr ajri i ndotur në botë, Prishtina nuk ndërmerr asnjë masë

Prishtina

9 milionë jetë merr ajri i ndotur në botë, Prishtina nuk ndërmerr asnjë masë

Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:01
Ilustrim

Një në nëntë persona vdesin në botë si pasojë e ndotjes së ajrit.

Këto janë të gjeturat më të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilat janë shqetësuese edhe për qytetarët e Prishtinës. Sipas kësaj organizate, ndotja e ajrit është një nga sfidat dhe rreziqet me të mëdha për shëndetin e njerëzve.

Kurse, së fundmi edhe kryeqyteti i Kosovës është radhitur në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Prishtina është në një vij me Nju Delhin, Dakan, Lahoren etj.

Studimet e fundit në të njëjtën kohë tregojnë se mbi 9 milionë njerëz vdesin në botë nga ndotja e ajrit. Nga kjo rrjedh se ndotja shkakton tre herë më shumë vdekje çdo vit sesa HIV / AIDS, tuberkulozi dhe malaria, apo vdekjet nga varfëria.

E Prishtinën jemi mësuar shpesh ta shohim të radhitur të parën në botë sa i përket mjegullës së tymit dhe ndotësve të tjerë në ajër.

Rrjedhimisht edhe sivjet po vazhdon e njëjta retorikë mirëpo përkundër gjendjes alarmante organet përkatëse, por as Komuna e Prishtinës nuk ka ndërmarr asnjë hap për përmirësimin e gjendje, duke bërë kështu që numri i vdekjeve mund të rritet si pasojë e ajrit.

Ndërsa, sivjet pritet të ketë 250 mijë vdekje të reja në botë për shkak të ndotjes së madhe të ajrit.

Përfundimi befasues që ndotja përbën 16 për qind të vdekjeve në mbarë botën është, natyrisht, një vlerësim. Por gjetjet bazohen edhe në studimet e mëparshme, duke përfshirë raportin e vitit 2016 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku detajohet shkalla në të cilën ndotja përfaqëson një krizë të shëndetit publik.

Mes tjerash u bëhet thirrje vendeve që sa më shpejt të ndërmarrin masa mbi këtë cështje ndryshe pasojat do të jenë të pa riparueshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat