Ndërron jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Mehmet Emini

Prishtina

Ndërron jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Mehmet Emini

Më: 16 janar 2018 Në ora: 18:07
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se sot në moshën 61 vjeçare, ka ndërruar jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, Mehmet Emini.

Ai ishte gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Podujevë.

Gjyqtari Emini në vitin 2000 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Podujevë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012.

Më  01.01.2013, Mehmet Emini është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë -Dega në Podujevë, pozitë të cilën e ka mbajtur deri më sot.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15.00, në varrezat e fshatit Shtedin në Podujevë, ndërsa mbledhja komemorative mbahet në të njëjtën ditë duke filluar prej orës 13.00, në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë. Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Afërdita Bytyçi në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të Gjykatës, i shpreh ngushëllime familjes Emini, kolegëve dhe miqve të të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat