Alarmante, Prishtina sonte e para në botë për ajrin e ndotur - Bota Sot
Alarmante, Prishtina sonte e para në botë për ajrin e ndotur

Prishtina

E enjte, 24 maj 2018

Alarmante, Prishtina sonte e para në botë për ajrin e ndotur

Më: 26 janar 2018 Në ora: 22:19
Ndotja

Prishtina sonte ka arritur të listohet e para në botë. Por, nuk është diçka për të mirë.

Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel rekord e alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e lejuara.

Prishtina mban vendin e parë në botë me ajrin e ndotur, duke lënë kështu pas vetes edhe Indinë, Pakistanin, Bangladeshin e vende të tjera që  zakonisht i prijnë listës së vendeve me ajrin më të ndotur, njofton Klan Kosova.

Nga matjet që janë bërë në orën 21:00 rezulton se cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 350 ppm, që është shumë herë më shumë se norma e lejuar dhe cilësohet të jetë niveli ku ajri është helmues për qytetarët.

Këto të dhëna janë  marrë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane.

Kohëve të fundit është vlerësuar se cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg kritereve të lejuara, duke kaluar kështu madje edhe në nivele shqetësuese për shëndetin e qyterarëve, veçanërisht grupeve më sensitive.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test