Si zakonisht në këtë muaj të vitit, qarkullimi nëpër rrugë bëhet me vështirësi.
Nëse tani kaloni nëpër Fushë Kosovë, atëherë do të hasni në një mjegull e cila ua pamundësoni të shihni mirë.
Por, pos mjegullës është edhe niveli i lartë i ndotjes që mund të jetë shkaktar i kësaj gjendje. Prishtina pothuajse çdo ditë po renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë.
Sipas videos, niveli i dukshmërisë është tejet i ulët.
Shifra alarmante të ndotjes së ajrit janë regjistruar dy ditët e fundit në Prishtinë. Ajri në kryeqytet cilësohet si i rrezikshëm për shëndetin. Nuk po zbatohet ndonjë strategji e cila do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ndërkohë nuk ka ndonjë reagim nga MMPH.
Gjashtë zëvendësministra të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk kanë prezantuar ndonjë plan për përmirësimin e ajrit në kryeqytet.
Fatmir Matoshi, Bashkim Musliu, Aleksander Spasic, Milena Zdravkovic, Kurtan Kajtazi dhe Besim Demi janë të gjashtë zëdhënësit e ministres Albena Reshitaj.