Fontanat e mbeturinave dhe shëmtia mbi kurriz

Prishtina

Fontanat e mbeturinave dhe shëmtia mbi kurriz

Më: 28 janar 2018 Në ora: 15:07
Platoja mbi “kurriz”, në lagjen Dardani

Platoja mbi “kurriz”, në lagjen Dardani, në të cilën ende nuk kanë përfunduar punimet, momentalisht është e mbushur me mbeturina dhe gjësende tjera që nuk japin pamjen e mirë.

Në këtë plato janë të vendosura edhe dy fontanta, ku rregullimi i njërës nga to nuk ka përfunduar, derisa të dy fontanat janë të mbushura me mbeturina.

Po ashtu rreth këtij bulevardi, të padestinuara në vendin e vet janë edhe shishet e qelqit të thyera, kurse, mbrojtëset e hekurit dhe ulëset janë të rrëzuara po ashtu.

Ne po ua sjellim këtë pamje me të cilën nuk janë të kënaqur as banorët e lagjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat