Gosalci: Ndotja e ajrit nuk u shkaktua nga termocentralet, sanimi brenda dhjetë ditësh - Bota Sot
Gosalci: Ndotja e ajrit nuk u shkaktua nga termocentralet, sanimi brenda dhjetë ditësh

Prishtina

E mërkurë, 20 qershor 2018

Gosalci: Ndotja e ajrit nuk u shkaktua nga termocentralet, sanimi brenda dhjetë ditësh

Më: 30 janar 2018 Në ora: 17:57
Sherif Gosalci

Meteorologu Sherif Gosalci ka deklaruar se kriza e ndotjes së ajrit në kryeqytet është hasur edhe më herët por që ky problem nuk është çështje që mund të zgjidhet për një ditë.

Në një prononcim të tij dhënë për mediat vendore, Gosalci ka thënë se ndotja e ajrit nuk është shkaktuar për shkak të termocentraleve por sipas tij në këtë problem pati ndikim edhe gjendja e motit.

”Duke llogaritur edhe lagështinë meqë ne jemi po bëhen 20 vjet që veprojmë në aeroportin e Prishtinës, ajri atakohet nga mjegulla”.

”Muajt e vonshëm të dimrit janë më të shkurtra, ndërsa pjesën më qendrore të dimrit ato janë më prezente. Si rrjedhojë prezenca e mjegullës ka qenë prej orëve të para të mbrëmjes e deri në mesditën e nesërme, krejt ajo ndotje që është shkaktuar në zonat e banuara të Prishtinës”.

”Ka pasur krijim të kushteve tipike, kjo nuk është hera e parë që është duke ndodhur, matjet po bëhen nga ambasada amerikane dhe vetëdija është ngritur tek qytetarët e llogaria po kërkohet nga institucionet”.

”Për fat të mirë në aspektin e meteorologjisë, kemi pa që era ka pas rritje në intensitet. Dhjetë ditët e ardhshme me siguri që kushtet e motit do të ndihmojnë që gjendja të sanohet”.

Më tej Meteorologu Sherif Gosalci, ka pranuar se në ditët e ardhshme gjendja e motit do të ndihmojë dhe në sanimin e gjendjes së ajrit të ndotur.

”Në cilësinë e qytetarit, gjendja nuk është e krijuar sot e me siguri do të ketë probleme të sajimit të nesërm”.

”Nga analizat që kemi bërë ka qenë e pamundur arritja e ndotjes nga termocentralet, kjo nënkupton se tymi i tyre ka shkuar në qytetin e Vushtrrisë e jo në qytetin e Prishtinës”, ka përfunduar Gosalci.

Për shkak të nivelit të lartë të ajrit të ndotur, të mërkurën duke filluar nga ora gashtë e mëngjesit e deri në orën 22.00, do të bëhet ndalimi i qarkullimit të të gjitha veturave në komunën e Prishtinës.

Ky vendim erdhi nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test