Përleshje e tmerrshme pas mesnatës në Prishtinë, për një qira pronari bëhet “llom” me qiragjinjtë - Bota Sot
Përleshje e tmerrshme pas mesnatës në Prishtinë, për një qira pronari bëhet “llom” me qiragjinjtë

Prishtina

E diel, 27 maj 2018

Përleshje e tmerrshme pas mesnatës në Prishtinë, për një qira pronari bëhet “llom” me qiragjinjtë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 08:56
Studentët para policisë thanë se obligimin e rrymës e kishin paguar ndërsa një gjë të tillë nuk e pranoi pronari U.P.

Pas mesnate në zemër të Prishtinës, më saktë në lagjen e Muhaxherëve pronari i ndërtesës me inicialet U.P, ka pritur zgjuar një grup studentësh që banojnë në pronë të ti për t’i dëbuar nga banesa në ora 2:00 të mëngjesit.

Pasi që në fillim nuk u morën vesh me fjalë të buta se studentët duhet të largohen nga ndërtesa pasi që nuk kishin kryer obligimet ndaj pronarit, në vend të ngjarjes erdhi policia e cila u thirrë nga pronari në fjalë.

Studentët para policisë thanë se obligimin e rrymës e kishin paguar ndërsa një gjë të tillë nuk e pranoi pronari U.P.

Pasi që nuk o morën vesh me fjalë mes tyre filloi një përleshje e cila rezultoi me arrestimin e një studenti, ndërsa pesë të tjerët u detyruan që të largohen në mes të natës nga banesa.

Sipas informacioneve që ka siguruar media, studentët janë nga Gjakova dhe nuk janë lejuar të marrin rrobat dhe sendet tjera derisa të i kryejnë të gjitha obligimet financiare ndaj pronarit.

Për të parë se çfarë ka ndodhur mbrëmë mund ta shihni videon më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test