Japonezët do të identifikojnë ndotësit e ajrit në Prishtinë - Bota Sot
Japonezët do të identifikojnë ndotësit e ajrit në Prishtinë

Prishtina

E mërkurë, 19 shtator 2018

Japonezët do të identifikojnë ndotësit e ajrit në Prishtinë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 16:39
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, dhe përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë

Ekspertë japonezë bashkë me ata vendës brenda këtij muaji do të nisin një hulumtim të mirëfilltë për identifikimin e ndotësve të ajrit në Prishtinë. Kështu janë marrë vesh sot ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, dhe përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (JICA).

“Me këtë hulumtim do të kuptohet se kush në të vërtet është ndotës më i madh i ajrit dhe në çfarë periudha kohore”, deklaroi ministrja Reshitaj, pas takimit të sotshëm me këta ekspertë.

Sipas komunikatës për media, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet JICA-s dhe MMPH-së si dhe projektet të cilat i mbështetë kjo agjenci.

Ministrja Reshitaj e përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze u koordinuan që brenda këtij muaji të nisë një hulumtim i mirëfilltë me të cilin do të identifikohen ndotësit e ajrit.

“Me këtë hulumtim do të kuptohet se kush në të vërtet është ndotës më i madh i ajrit dhe në çfarë periudha kohore”, deklaroi ministrja Reshitaj.

Ministrja ka kërkuar që hulumtimi të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe të përmbajë të dhëna të detajuara, në mënyrë që pastaj të jetë më i lehtë orientimi dhe fokusimi i masave për përmirësim të ndotjes së ajrit.

Eksperti për monitorimin e cilësisë së ajrit nga Japonia, Keiichi Takahashi, ka potencuar se aktualisht nuk ka të dhëna të sakta të ndotësve të ajrit në rajonin e Prishtinës.

Sipas tij, ky hulumtim do të gjej dhe do të saktësojë burimin e ndotësve.

Në takim u bë e ditur se në këtë projekt hulumtim do të përfshihen ekspertë japonezë dhe vendës edhe studentë të Fakultetit të Makinerisë dhe ata të Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.

Projekti parasheh hulumtimin e përdorimit të lëndëve djegëse nga ekonomitë familjare, fabrikat dhe operatorët e tjerë ekonomik.

Pas përfundimit të hulumtimit do të përfitohen të dhëna statistikore për llojin e lëndës djegëse, numrin dhe vitin e prodhimit të makinerisë së lëvizshme, pjesëmarrëse në komunikacion.

Nga oxhaqet e Termocentraleve të KEK-ut, Ferronikelit, fabrikave të prodhimi të asfaltit dhe të ndërmarrjeve tjera do të kontrollohet sasia e emetimit të gazrave në natyrë.

Projekti është paraparë të zgjasë 18 muaj, dhe përfundimisht do të identifikohen ndotësit e ajrit në rajonin e Prishtinës, në varësi edhe të ndryshimeve meteorologjike.

Pas përfundimit të projektit do të nxjerrën rekomandime dhe do të merren masa, varësisht nga burimi dhe niveli i ndotjes me qëllim të përmirësimit të ajrit në Prishtinë dhe rrethinë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test