Fëmijët parakalojnë me uniforma të Policisë për nderë të pavarësisë

Prishtina

Fëmijët parakalojnë me uniforma të Policisë për nderë të pavarësisë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:10
Fëmijët parakalojnë me uniforma të Policisë

Të veshur me uniforma të Policisë së Kosovës, me flamuj të shtetit të Kosovës, nxënësit e shkollës fillore “Qamil Batalli”, të Prishtinës, kanë parakaluar bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës për nderë të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Të sigurt, të gëzuar për shtetin e tyre që po i mbush dhjet vjet, e plotë entuziazëm, fëmijët parakalonin në sheshin “Skënderbeu” për të përcjellë mesazhin e bashkëpunimit mes qytetarëve e pjesëtarëve të PK-së, për të pasur një ambient të sigurt në shkolla, rrugë, lagje e kudo tjetër.

Nxënësi i klasës së pestë në shkollën fillore “Qamil Batalli”, Egzon Sahiti, ndihej më i sigurt teksa kishte të veshur uniformen e Policisë së Kosovës. Ai shpalos edhe një dëshirë të tij.

Sahiti: Kam qejf të bëhem polic i Kosovës

“Po ndihna shumë mirë se ne jemi e ardhmja e Kosovës dhe i uroj Kosovës dhjetë vjetorin e pavarësisë...Po, po ndihna më i sigurt...po edhe kur të rritëm kam qejf të bëhem polic i Kosovës”, tha nxënësi Sahiti.

Edhe nxënësja e kësaj shkolle, Ornela Hoxha, ndihej krenare me uniformen e Policisë, teksa shpreh gëzimin që Kosova po mbush dhjetë vjet shtet.

Hoxha: Jam shumë e gëzuar që Kosova bëri dhjetë vjet shtet

“Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe po ndihem shumë mirë me teshat e Policisë...Po, me pëlqen Policia e Kosovës sepse na gjenden gjithmonë pranë dhe po gëzohem shumë që kemi bërë dhjetë vjet si shtet”, theksoi nxënësja Hoxha.

Mentor Cakolli nga Policia e Kosovës, tha se PK-ja përveç misionit dhe vizionit për parandalimin e krimit, ka prioritet edhe ndaljen e dukurive të këqija në komunitet.

Sipas tij, arrihet me bashkëpunim mes qytetarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.  

Cakolli: Ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e sigurisë në komunitet

“Ky aktivitet është organizuar për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe njëkohësisht në këtë aktivitet jemi munduar ta bëjmë sa më miqësor, edhe ashtu jemi më miqësorja dhe më e besuara në rajon dhe me gjerë. Në këtë aktivitet keni rastin të bashkëbisedoni me njësite të ndryshme të Policisë së Kosovës, mirëpo njëkohësisht keni mundësinë të pajiseni me broshura vetëdijësuese jo vetëm për fëmijët, por edhe të rriturit, me qëllim të ngritjes së sigurisë në shkolla, me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor dhe ngritjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, andaj vitin e ardhshëm kur ta festojmë vitin e 11 të pavarësisë së Kosovës neve do të na gjejë në një situatë edhe me të mirë në aspektin e sigurisë”, theksoi Cakolli.

Në këtë aktivitet janë shpërndarë edhe broshura njoftuese për qytetarët për të rritur sigurinë në komunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat