Vdes një 60 vjeçar në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë

Prishtina

Vdes një 60 vjeçar në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 19:24
Ilustrim

Një person ka vdekur sot në mbreje në rrethana të dyshimta në Prishtinë. Ai është gjetur i alivanosur në sheshin “Nëna Tereza”.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Regjionin e Prishtinës, Agron Borovci

“Me date 17.02.2018 rreth orës 18:00 policia ka  marre informatën se një person, mashkull, rreth 60 vjeç, është gjetur i alivanosur ne sheshin “Nena Terezë” . Ne vendin e ngjarjes ka dale njësia policore dhe mjeket emergjent. Këta te fundit kane bere përpjekjet e tyre për ti  ofruar ndihmën e pare mirëpo sipas mjekeve personi ne fjale nuk ka shenja jete”, tha Borovci.

Tutje ai ka bërë të ditur se, i njëjti është transferuar në drejtim të QKUK-së.

“Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin e personit”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat