Disa rrugë të Prishtinës mbulohen nga bora, nuk janë pastruar

Prishtina

Disa rrugë të Prishtinës mbulohen nga bora, nuk janë pastruar

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 21:21
Ilustrim

Duket sikur tani ka filluar dimri i vërtetë. Që nga nata e kaluar reshjet e borës kanë qenë të pranishme vazhdimisht në çdo anë të Kosovës.

Këto reshje të borës kanë shkaktuar edhe disa aksidente,  përderisa është paraparë që temperatura të ngjashme të ftohta të ketë përgjatë gjithë javës së ardhshme.

Ndërkohë media ka siguruar disa fotografi nga rrugët në Prishtinë, ku qytetarët janë shprehur se rrugët nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Më të pa pastruara janë rrugët në afërsi të ‘Matiqanit’ përderisa prania e kompanive për pastrimin  e rrrugëve është vërejtur, por vazhdimësia e reshjeve të borës është duke ndikuar në mos-lënien e këtyre rrugëve të pastra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat