Rikthehet gjendja katastrofale e ajrit. Prishtina e para në botë për ndotje

Prishtina

Rikthehet gjendja katastrofale e ajrit. Prishtina e para në botë për ndotje

Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:18
Ilustrim

Prapë, kryeqyteti i Kosovës është renditur e para në botë. Edhe kësaj here për ndotjen alarmante të ajrit.

Kryeqyteti i Kosovës momentalisht qëndron në vendin e parë në botë për sa i përket nivelit të ndotjes së ajrit. Sipas matjeve të ‘Air Quality Index’ (AQI), në këto momente indeksi i ndotjes në Prishtinë është 221 apo ‘Shumë e pashëndetshme’.

Gjendja e ajrit nuk ka ndryshuar, ani pse në javën e fundit të janarit në një vendim të kordinuar në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë bllokuar disa rrugë të kryeqytetit për makina, si masë emergjente kundër ndotjes së ajrit.

Niveli i ndotjes në Prishtinë, ka qëndruar në shifra jo të shëndetshme për gjatë këtyre muajve të ftohtë të vitit.

Menjëherë pas Prishtinës, në nivelin e madh të ndotjes janë dy qytete të Indisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat