Në Prishtinë hapet edhe një Qendër e Mjekësisë Familjare - Bota Sot
Në Prishtinë hapet edhe një Qendër e Mjekësisë Familjare

Prishtina

E enjte, 21 qershor 2018

Në Prishtinë hapet edhe një Qendër e Mjekësisë Familjare

Më: 1 mars 2018 Në ora: 17:45
Qendëra e Mjekësisë Familjare

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me nënkryetarin Selim Pacolli dhe Drejtorin për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, morën pjesë sot në hapjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare nr.3.

Renovimet në këtë Qendër kanë ndikuar në gjithëpërfshirje, duke iu krijuar qasje edhe personave me nevoja të veçanta si dhe të moshuarve.

Më parë, një pjesë e konsiderueshme e hapësirës brenda Qendrës, ka qenë e pashfrytëzueshme. Tashmë, i gjithë objekti është i furnizuar me pajisjet më moderne, me ç’rast është lehtësuar dukshëm edhe puna e stafit shëndetësor.

 Komuna e Prishtinës falënderon qytetarët e zonës në të cilën shërbim QMF 3, si dhe stafin shëndetësor, për mirëkuptimin dhe angazhimin për rregullimin e kushteve brenda kësaj qendreje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test