Prishtina mobilizohet për testin PISA 2018

Prishtina

Prishtina mobilizohet për testin PISA 2018

Më: 2 mars 2018 Në ora: 11:03
Pamje nga takimi

Drejtoria Komunale e Arsimit Prishtinë mbajti takim pune me koordinatorët dhe drejtorët të shkollave për organizimin dhe mbarëvajtjen e testit Pisa 2018.

Drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj kërkoi mobilizimin e të gjithëve, duke filluar nga Ministria, zyrtarët e DKA-së, drejtorët e deri të prindërit dhe nxënësit, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në testin PISA 2018. “PISA të jetë temë e përditshme e diskutimit në shkollat tuaja, kërkoj nga ju që në ditët që kanë mbetur të bashkëpunoni ngushtë me institucionet relevante të emëruar kohë më parë për organizimin e testit PISA 2018. Nxënësit tanë në këtë test nuk e përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por e përfaqësojnë vendin me rezultatet që arrijnë”, tha ndër të tjera Salihaj.

Testit PISA 2018 do t’i nënshtrohen dymbëdhjetë shkolla të mesme dhe tetë shkolla fillore të Prishtinës, si në vijim: Shkolla të mesme:

– SHML “Xhevdet Doda”;

– SHML “Eqrem Çabej”;

– SHML “Sami Frashëri”;

– SHML “Ahmet Gashi”;

– SHML “Gjimnazi Matematikor Specialistik”;

– SHML “Alauddin”;

– SHMEJ “Hoxhë Kadri Prishtina”;

– SHML “28 Nëntori”;

– SHML “Gjin Gazulli”;

– SHML “Abdyl Frashëri”;

– SHML “Dr. Ali Sokoli”;

– SHML “Shtjefën Gjeçovi”;

– SHFMU “Elena Gjika”;

– SHFMU “Asim Vokshi”;

– SHFMU “Emin Duraku”;

– SHFMU “Ismail Qemali”;

– SHFMU “Nazim Gafurri”;

– SHFMU “7 Marsi”;

– SHFMU “Nënë Terezë”;

– SHFMU “Shkollë e Gjelbër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat