Do të befasoheni me cilësinë e ajrit në Prishtinë - Bota Sot
Do të befasoheni me cilësinë e ajrit në Prishtinë

Prishtina

E enjte, 20 shtator 2018

Do të befasoheni me cilësinë e ajrit në Prishtinë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 10:06
Prishtinë

Pas shumë problemeve me ajrin që e radhitën edhe në krye të listës së vendeve më të ndotura, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, tash pas sa kohësh po frymon lirshëm. 

Në matjen e fundit nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë që u bë në orën 08:00 është regjistruar vlera e ndotjes 17, që konsiderohet e mirë.

Kujtojmë që tash e sa kohë, kryeqyteti është përballur me ajr tejet të ndotur dhe të rrezikshëm për shëndetin.

Duke kërkuar sa më shpejtë që kjo situatë të përmirësohej në Prishtinë ishin organizuar edhe protesta nga shoqëria civile.

Si masë parandaluese ishte menduar edhe bllokimi i qarkullimit në rrugët kryesore, përderisa transporti urban u shfrytëzua pa pagesë nga qytetarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test