Ahmeti: Shtëpia e shembur është në kontest gjyqësor

Prishtina

Ahmeti: Shtëpia e shembur është në kontest gjyqësor

Më: 6 mars 2018 Në ora: 12:07
Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Pas shembjes së një pjese të një shtëpie të vjetër në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë, Komuna ka marrë vendim për shembjen e pjesës tjetër që rrezikon të rrëzohet, por së pari duhet marrë miratimi nga Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore pasi që objekti është i mbrojtur.

Për të parë nga afër gjendjen ka dalë edhe kryetari i komunës Shpend Ahmeti, i cili tha se në bazë të informatave ky objekt ka qenë ish-konsullatë austriake. Ai bëri të ditur se objekti është në kontest gjyqësor në mes të dy pronarëve, andaj ka mbetur në këtë gjendje.

Ahmeti: Do ta rrënojmë një pjesë

“Tashmë jemi dakorduar po e presim Institutin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që të na e sjellë pëlqimin, sepse ne nuk kemi të drejtë ta rrënojmë pa pëlqimin e tyre. Sipas të gjitha gjasave do të na e sjellin shumë shpejt vendimin për demolim të kontrolluar që do të thotë që do ta rrënojmë një pjesë, por minimumin e kërkuar dhe pastaj ne si komunë kemi kërkuar nga Instituti që ta marrim ne në menaxhim këtë edhe pse është pronë private, pasi që ekziston mundësia që kur pronari nuk kujdeset ta marrim ne si komunë dhe ta rinovojmë dhe ta kthejmë një hapësirë publike”, tha kryetari Ahmeti.

Ai tha se janë me fat që nuk ka pasur ndonjë dëm më të madh dhe është mesazh edhe për Institutin por edhe për komunën që  të punohet më shpejt në mbrojtjen e këtyre shtëpive të vjetra.

Pjesa e rrugës ku është shembur shtëpia do të mbetet e mbyllur derisa të  merret pëlqimi për shembje dhe bashkë me inspeksionin do të fillohet demolimi i kontrolluar.

E deri më tani Instituti nuk ka dhënë ndonjë informatë nëse do të japë pëlqimin për rrënim.

Fitim Gjata që pretendon se është pronar i objektit, duke mos dashur të flasë para kamerës, i ka thënë KosovaPress-it, se ka pasur leje nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore që ta rrënojë dhe të investojë, por që kushti ka qenë ta ruajë pamjen siç ka qenë. Por, ai tha se komuna nuk ia ka aprovuar këtë.

Ndërsa, qytetari Afrim Aliu, thotë se ky objekt duhet të rrënohet pasi mund të shkaktojë dëme më të mëdha.

Aliu: Këta është më mirë që ta rrëzojnë

“Këta është më mirë që ta rrëzojnë sa  më shpejt, mos me e lënduar dikë, se kur ta mbytë dikë bëhet më e madhe dhe është më keq. Këta është më mirë me rrëzuar më shpejt”, tha ai.

Komuna e Prishtinës gjatë katër viteve të fundit ka rrënuar mbi 150 shtëpi të vjetra që nuk kanë qenë në mbrojtje, por që kanë qenë në rrezik për t’u shembur.

Ahmeti për shtëpinë e shembur: Është në kontest gjyqësor prandaj nuk ka përkujdesje

Një shtëpi e vjetër që gjendet në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë është shembur. Për të parë nga afër gjendjen ka dal edhe kryetari i komunës Shpend Ahmeti. Ai tha se në bazë të informatave ky objekt ka qenë ish-konsullata austriake dhe se është objekt i mbrojtur.

Sipas tij objekti është në kontekst gjyqësor në mes të dy pronarëve, prandaj edhe ka mbetur në këtë gjendje.

“Tashmë jemi dakorduar po e presim Institutin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që të na e sjellë pëlqimin, sepse ne nuk kemi të drejtë ta rrënojmë pa pëlqimin e tyre. Sipas të gjitha gjasave do të na e sjellin shumë shpejt vendimin për demolim të kontrolluar që do të thotë që do ta rrënojmë një pjesë por minimumin e kërkuar dhe pastaj ne si komunë kemi kërkuar nga Instituti që ta marrim ne në menaxhim këtë edhe pse është pronë private pasi që ekziston mundësia që kur pronari nuk kujdeset ta marrim ne si komunë dhe ta rinovojmë dhe ta kthejmë një hapësirë publike”, tha kryetari Ahmeti.

Ai tha se janë me fat që nuk ka pasur ndonjë dëm më të madh dhe është mesazh edhe për Institutin por edhe për komunën që  të punohet më shpejt në mbrojtjen e këtyre shtëpive të vjetra.

Pjesa e rrugës ku është shembur shtëpia do të mbetet e mbyllur derisa ta  marrin pëlqimin dhe bashkë me Inspeksionin të fillohet demolimi i kontrolluar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat