Ahmeti viziton zonën ku ndodhi shembja e objektit në Prishtinë

Prishtina

Ahmeti viziton zonën ku ndodhi shembja e objektit në Prishtinë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 14:57
Ahmeti viziton zonën ku ndodhi shembja e objektit në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme, objekti i mbrojtur si trashëgimi kulturore që gjendet në zonën e vjetër të qytetit, ka filluar të shembet.

Drejtoritë përkatëse të komunës së Prishtinës bashkë me Zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut.

Ekspertët e komunës bashkë me ata të nivelit qendror kanë vlerësuar se duhet të bëhet rrënimi i kontrolluar i disa pjesëve të këtij objekti, ashtu që të evitohet në tërësi rreziku.

“Meqë është objekt privat dhe nën mbikëqyrje të Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, presim nga ky institut që të na e dërgojë pëlqimin për një gjë të tillë, ashtu që të veprojmë sa më parë”.

Vizitë pranë objektit ka bërë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat