Shpend Ahmetit i ikën Drejtori për Kulturë, thotë se është me Albin Kurtin - Bota Sot
Shpend Ahmetit i ikën Drejtori për Kulturë, thotë se është me Albin Kurtin

Prishtina

E mërkurë, 20 qershor 2018

Shpend Ahmetit i ikën Drejtori për Kulturë, thotë se është me Albin Kurtin

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:35
Yll Rugova

Yll Rugova, Drejtori i Kulturës, Rinisë e Sportit në Prishtinë, e ka bërë të qartë pozicionimin e tij se në cilin krah është rreshtuar, pas dorëheqjes së Kryetarit Shpend Ahmetit mbrëmë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rugova për mediat vendore ka thënë se ai ka garuar me VV’në në zgjedhje e cila e ka kryetar Albin Kurtin.

“Unë vazhdoj me qenë  i idesë  se Vetëvendosja është tash me Albin Kurtin, e ka kryetarin. Kam garuar në këto zgjedhje në emër të Vetëvendosjes dhe e konsideroj vetën pjesë të Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Rugova ka  thënë se brenda VV’së formalisht nuk ka grupe të ndara. Drejtori i drejtorisë ka refuzuar ta komentojë largimin e djeshëm të Shpend Ahmetit, nga të gjitha funksionet brenda VV’së, duke thënë se kjo është çështje e tij.

Shpend Ahmeti mbrëmë deklaroi dorëheqjen e tij nga Vetëvendosje. Sipas tij, mosmarrëveshjet e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje janë arsyet kryesore të largimit të tij nga partia.

“Nuk kam hyrë në Vetëvendosje për të luftuar me njëri-tjetrin brenda organizatës, duke forcuar kështu klasën e tejkaluar politike. Arsyeja për të cilën unë kam hyrë në Vetëvendosje nuk është më.

Mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin, e rrjedhimisht edhe kauzën. Nuk besoj më se organizata, në gjendjen që është sot, është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia”, shkruan ndër të tjera Ahmeti në letrën e tij.

E ndërsa shkruan se letra e tij nuk është përpjekje për të fajësuar askënd, Ahmeti thekson se e ardhmja e tij politike është është e lidhur më shumë se kurrë me kryeqytetin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test