Në një fshat të Prishtinës, kufoma mbeti ‘mbi dhe’ – s’kishin vend për hapjen e varrit

Prishtina

Në një fshat të Prishtinës, kufoma mbeti ‘mbi dhe’ – s’kishin vend për hapjen e varrit

Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:44
Banorët e Drenocit e dinë se nga u vjen ky problem por nuk po mund të gjejnë zgjidhje pa ndihmën e komunës.

Sot ishte një ditë e rëndë për banorët e fshatit Drenoc të Prishtinës. Atje ka vdekur një person dhe përveç dhembjes për humbjen e tij të gjallët janë në hall sepse të ndjerin nuk mund ta varrosin. Varrezat e fshatit janë mbuluar nga uji andaj trupi i të vdekurit ka mbetur mbi dhe.

Banorët janë të indinjuar me komunën për të cilën thonë se e kanë njoftuar disa herë por askush nuk ka vepruar.

Të dielën një banor i fshatit kishte vdekur por varrimi i tij në vendin e mbuluar me ujë ku janë varrezat e fshatit nuk është i mundur.

Për shkak të ujit banorët nuk po mund ta varrosin të ndjerin afër familjarëve të tij.

Banorët e Drenocit e dinë se nga u vjen ky problem por nuk po mund të gjejnë zgjidhje pa ndihmën e komunës.

Ata u mblodhën që ta largojnë ujin me një pompë në mënyrë që të varrosin të ndjerin. E familjarët u shprehën të indinjuar për këtë problem.

Ndërkohë i kontaktuar nga RTK nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli tha se është njoftuar për këtë problem tre ditë më parë ndërsa premtoi se të hënën do t’i vizitojë banorët në mënyrë që të mund të gjejë një zgjidhje për këtë çështje.

Ndërsa zëdhënësi i komunës Adonis Tahiri tha se të hënën do të dërgohen kompanitë përkatëse për ta vlerësuar situatën dhe të ndërmerren masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat