Havolli: “Trafiku urban” në gjendje të keqe financiare, nuk do të ketë para ta kthejë kredinë

Prishtina

Havolli: “Trafiku urban” në gjendje të keqe financiare, nuk do të ketë para ta kthejë kredinë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:47
Ilustrim

Havolli ka thënë se, kjo kompani është në gjendje të rënde financiare, ndërkohë ka thëne se nuk do të mund ta kthejë kredinë për autobusët e rinj nga korriku, ndonëse akoma nuk kanë ardhur edhe

Ky është reagimi i plotë i Havollit:

Trafiku Urban në Prishtinë nuk është në gjendje të mirë financiare. Nga korriku i këtij viti, duhet të filloj pagesa e kredisë ndaj BERZh-it, ndërsa aktualisht Trafiku Urban mezi se realizon pagat dhe shpenzimet operative. Pra, nuk ka gjasa që të ketë kapacitet të paguaj kredinë, dhe për këtë keqplanifikim e keqmenaxhim, qytetarë e Prishtinës do ta paguajnë këtë borxh.

Kur organizohej fushata kundër Qeverisë Isa Mustafa dhe Ministrit Avdullah Hoti me moton “#Ministër #Nënshkruaje”, qëllimi ka qenë që ky borxh të i mbesë krejt Kosovës, për shërbime që ofrohen vetëm në Prishtinë.

Tutje, tash e 4 vjet e 4-5 muaj vazhdojmë të dëgjojmë përrallën e planit të mobilitetit për Trafikun Urban, përrallën e Prishtina Parking e shumë përralla tjera. E në anën tjetër, diku 13-14 milionë euro nga investimet kapitale nuk realizohen.

Do të kërkoj që në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit Komunal të kemi raportim dhe diskutim për të gjitha ndërmarrjet Publike ku aksionar është Komuna e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat