Kuzhinierë nga trojet shqiptare mblidhen në Prishtinë për “Shijen shqiptare”

Prishtina

Kuzhinierë nga trojet shqiptare mblidhen në Prishtinë për “Shijen shqiptare”

Më: 2 prill 2018 Në ora: 19:51
Organizimi “Shija shqiptare”

“Shija shqiptare” ka mbledhur sonte në mbrëmje fëmijë me autizëm, persona me nevoja të veçanta si dhe mysafirë të shumtë. Ata janë mbledhur të gjithë së për të shijuar ushqimet e katër kuzhinierëve më të njohur botërorë që janë shqiptarë.

Sokol Prenga nga Shqipëria, Përparim Babalija nga Gjakova, Faruk Neziri nga Gostivari dhe Naser Gashi që punon në Lubjanë dhe në Francë kanë prezantuar gatesat e tyre për mysafirët e mbledhur në këtë organizim

Ky organizim është bërë nën patronatin e kryeministrit të Kosoëvs Ramush Haradinaj dhe është bërë në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

Të ftuar përveç personave me nevoja të veçanta dhe me autizëm ishte edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, ai i Malit të Zi Ferhat Dinosha, ministri i Kulturës Kujtim Gashi, si dhe mysafirë tjerë.

Për rëndësinë e këtij organizimi Jahja Lluka nga Zyra e Kryeministrit tha se është bërë  në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe pasi që sot është edhe Dita Botërore e Autizmit kanë pasur dëshirë që edhe këta njerëz të shijojnë shijen e ushqimeve nga kuzhinierët e njohur shqiptarë me nam botëror.

Lluka: ‘Shija shqiptare’ përkon edhe me ditën e Autizmit

“Meqenëse sivjet është viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe për këtë ka me pas shumë ngjarje, njëra nga këto ngjarje është ‘Shija Shqiptare’ ku marrin pjesë katër kuzhinierët më të mirë shqiptarë botërorë dhe ne kemi paraparë që në këtë mbrëmje të marrin pjesë njerëz me nevoja të veçanta për arsye se sot është edhe 2 prilli dita e fëmijëve me autizëm. Meqenëse ne nuk po kujdesemi aq shumë për fëmijët tanë e kemi pa të arsyeshme që sonte të jenë me ne këtu dhe ta shijojnë shijen shqiptare”, tha Lluka.

“Shija shqiptare” është mbajtur vetëm sonte në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj duke i përshëndetur të pranishmit tha se e ndien veten mirë se po i sheh edhe aty fëmijët me autizëm dhe personat me nevoja të veçanta, si dhe duke premtuar se Qeveria do të jetë gjithherë pranë tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat