Prishtina e bllokuar: Nuk lejohet kalimi në rrugën kryesore

Prishtina

Prishtina e bllokuar: Nuk lejohet kalimi në rrugën kryesore

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:30
Prishtinë

Katër rrugët e bllokuara në kryeqytet për shkak të punimeve në rrjetin kanalizimit, kanë shkaktuar kolona të gjata të automjeteve në gjithë Prishtinën.

Shoferët kanë mbetur me orë të tëra në kolonë derisa kanë shkuar në destinacionin e caktuar përbrenda kryeqytetit.

Qytetarët janë revoltuar shumë me këtë gjendje dhe kanë bërë thirrje që këto punime të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Rrugët e bllokuara aktualisht janë: “Fehmi Agani”, “Hajdar Dushi”, “Luan Haradinaj” dhe rruga të Rrethi i Flamurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat