Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko- Privat ka kaluar projekti për parkingun e madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minmum 500 vendparkime.
Ahmeti ka falenderuar drejtorin drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor.
“Sot, në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime. Falenderoj drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor.
Në dy javet në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti del në tenderim. Super lajm për Prishtinën”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.