Qytetarët e Prishtinës janë në hallë me mbeturina. Të paktën kështu thonë banoret të cilët jetojnë në qendër të Prishtinës.
Nga mungesa e kontejnerëve në rrugën “Zeki Shylejmaja” disa nga banorë të papërgjegjshëm hedhin mbeturinat në rrugë.
Siç shihen në fotografitë e dërguara nga një lexues i “Bota sot” mbeturinat janë të hedhura në vende jo përkatëse.
Ky lexues i “Bota sot” apelon që komuna e Prishtinës të reagoj dhe të marr masa për largimin e mbeturinave të cilat hidhen në atë vend tash e disa muaj.