Synohet ngritja e sigurisë për vajzat dhe gratë

Prishtina

Synohet ngritja e sigurisë për vajzat dhe gratë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 08:50
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me UN Habitatin dhe UN Women, janë duke e realizuar projektin për Auditimin e Sigurisë dhe punëtorinë Bllok pas Blloku - Minecraft për intervenimet e nevojshme në lagjen rreth Parkut të Qytetit.

Thelbi i këtij aktiviteti është krijimi i një mjedisi të sigurt , sidomos për gratë dhe vajzat.

Sipas njoftimit për media, ky është një proces përmes të cilit pjesëmarrësit analizojnë karakteristikat fizike të një hapësirë publike, shprehin mendimet e tyre se si hapësirat të fjalë mund të reflektojnë pasiguri, dhe ofrojnë propozime konkrete për përmirësimin e mjedisit urban.

Me këtë rast intervenohet në ndriçim, shenjëzim, infrastrukture rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane.

Auditimi i Sigurisë bëhet përmes ecjeve në grup, në kohë të ndryshme gjatë ditës dhe natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat