Vetëm më 2018, në Prishtinë 11 të vdekur nga aksidentet

Prishtina

Vetëm më 2018, në Prishtinë 11 të vdekur nga aksidentet

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:14
Ilustrim

Prej 1 janarit e deri sot në rajonin e Prishtinës kanë humbur jetën 11 persona si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat.

“Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në reagimin e Policisë.

Këtë njoftim policia e ka bërë së bashku me atë të vdekjes së motoçiklistit të aksidentuar dje në Fushë Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat