Shfaqja e shumë gjarpërinjëve në Gërmi këtë vit tashmë përbën një alarm. Rasti i radhës ka ndodhur para pak minutash në Parkun e Gërmisë.
Media mëson se një personi i është futur gjarpëri në veturë.
Për këtë, ai ka lajmëruar zjarrëfikësit të cilët janë nisur në vendin e ngjarjes për të larguar gjarpërin.
Frekuentuesit e shpesht të Gërmisë kanë thënë disa herë se këtë vit shihen shumë gjarpërinjë në këtë zonë.