Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka prezantuar projektin për parkingun nëntokësor para Fakulteti Filologjik.
Ai ka njoftuar se rruga nga hoteli Grand deri tek Katedralja do të mbyllet.
Ai ka thënë se rruga “Xhorxh Bush” nga hoteli Grand deri tek Katedralja do të shëndërrohet në park, që do të quhet Parku Qendror.
“Sot para palëve të interesuara prezantojmë projektin e parkingut të madh nëntokësor para Fakultetit Filologjik. Siç është prezantuar më herët parashihen minimum 500 vendparkime. Rruga prej Hoteit Grand deri te Katedralja do të mbyllet dhe do ta kemi një park të zgjeruar nga Fakulteti Filologjik deri te Katedralja që do ta quajmë Parku Qendror. Ky projekt ka kaluar në Komitetin e Partneritetit Publiko Privat me 16 prill”.
“Procedura do të zhvillohet në dy faza: në dy javët e ardhshme do te zhvillohet procedura për parakualifikim (kapacitet financiar, përvoja, menaxhimi etj) dhe pastaj bizneset e parakualifikuara do të mund të ofertojnë për projekt”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.